Veseli sërish deklarohet për dorëheqjen e ministrave nga PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në takimin e përbashkët me Ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe Ministrin e Inovacionit, Besim Beqaj ka përsëritur se asnjë ministër në Qeveri nuk ka dhënë dorëheqje.

“Si mund të japë dorëheqje një ministër që është i guximshëm, vendimmarrës, partner i bizneseve, si mund të ketë zhvillim ekonomik pa partneritet me bizneset, në të dyja anët kam dy njerëz që udhëheqin institucionet më të pakorruptuara, ministrinë e financave dhe doganën”, tha Veseli.

Veseli dje kishte thënë se vendimet i merr partia dhe se nuk janë ato vendime personale.

Në fillim të kësaj jave ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ofruar dorëheqjen kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button