Dimitrov: Lista zgjedhore nuk është reale sepse nga 1.872.466 persona të siguruar, 416.382 janë fëmijë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov i deklaroi disa fakte për referendumin, duke theksuar se lista zgjedhore nuk ishte realë dhe ka ndikuar në cenzusin e mosplotësimit të numrit. Dimitrov theksoi se partia opozitare e VMRO-DPMNE-së nuk ka marrë pjesë në referendum sepse, siç tha, partia ka pasur frikë nga humbja, transmeton Portalb.mk.

“A është fakt se në referendum nuk votuan më shumë se gjysma e qytetarëve (903.169) nga numri i plotë i listës zgjedhore (1.806.336)? Po.

A është fakt se lista zgjedhore nuk është aspak reale, nëse merren parasysh të dhënat e Fondit të sigurimit shëndetësor? Po. 416.383 nga numri i personave të siguruar janë fëmijë, pa të drejtë vote, nga numri i përgjithshëm i personave të siguruar që është 1.872.466. A janë në migrim me mijëra qytetarë? Po.

A është fakt se referendumi ka qenë konsultativ, gjegjësisht i padetyrueshëm? Po.

A është fakt se sipas numrit të votave, vota “Për” nevojiten 441.585 vota ‘Për’? Po.

A është fakt se kemi pasur 609.813 vota “Për”? Po, kjo do të thotë se nuk na duhen më vota ‘Për’, por më shumë vota ‘kundër’. A është logjike të mungojnë votat ‘kundër’ , që rezultati të jetë ‘Për’? Nuk është.

A është fakt se 609.813 qytetarë janë shumicë më e lartë nga të gjithë qytetarët që kanë votuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 (1.191.854) dhe nga të gjithë që kanë votuar në zgjedhjet lokale të vitit 2017 (1..079.876)? Po.

A është fakt se në programin e VMRO-së në faqen 295 shkruan se referendumi do të jetë i suksesshëm nëse e përkrahin shumica e qytetarëve që do të dalin të votojnë, ndërsa jo shumica që është e regjistruar në listën zgjedhore? Po. Ja citati:

‘VMRO-DPMNE si parti e përgjegjshme, nuk do të lejojë asnjë zgjidhje për kontestin që e imponon Greqia, të pranohet nga ana e politikanëve, Qeveria ose Kuvendi, pa u deklaruar më parë qytetarët në referendum dhe më pas shumica e qytetarëve që do të votojnë në referendum të jenë të pajtimit për zgjidhjen e mundshme’.

A është fakt se kjo shumicë e qytetarëve, që do të fitonte edhe në zgjedhjet parlamentare 2016 dhe në zgjedhjet lokale 2017 dëshiron që Maqedonia të shkojë përpara? Po.

A do të gjejë forcë Kuvendi që ta dëgjojë zërin e shumicës? Zërin e popullit? Do të shohim këto ditë.

Po të kishte një, NJË votë KUNDËR më shumë, do të përkuleshim dhe do t’i ngitnim duart. Por me këtë shumicë bindëse PËR, detyra jonë ndaj popullit është të gjejmë mënyrë si të shkojmë përpara, pa ose me zgjedhje të reja.

Po të ishte e lehtë, nuk do të ishte historike”, shkroi Dimitrov në profilin e tij të Facebook-ut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button