Maqedoni, pas tre ditësh do të formohet grupi punues për ndryshimin e modelit të DSK-së

Qeveria e Maqedonisë e ka obliguar ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që në afat prej tre ditësh të njoftojë për formimin e grupit punues për realizim të reformave në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim të cilat do të rezultojnë me ndryshim të modelit të funksionimit, transmeton Portalb.mk.

“Me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën  sotme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën të formimit të Grupit ndërsektorial i cili do të propozojë model të reformave për sistemin e sigurimit dhe zbulimit  në Republikën e Maqedonisë me Plan për vendosjen e tij. Me konkluzion të seancës së sotme, Ministri i punëve të brendshme në afat prej 3 ditësh nga marrja e nominimeve është i obliguar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë të dorëzojë Propozim për formimin e Grupit ndërsektorial i cili do të propozojë model të reformave për sistemin e sigurimit dhe zbulimit  në Republikën e Maqedonisë me Plan për vendosjen e tij”, njoftuan nga Qeveria e Maqedonisë.

Përndryshe, siç njoftoi dje ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, grupi punues do të realizojë konsultime gjatë muajit tetor, deri më 15 nëntor.

“Bombat”, deri më 15 nëntor do të zgjedhet modeli i ri funksionues i DSK-së (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button