Bekim Fazliu përshëndet Veljanovskin me plakun e Llojanës

Edhe sot deputetët e PDSH-së shfrytëzuan të drejtën për pauzë në shenjë proteste për mos transmetimin e Kuvendit në gjuhën shqipe në Kanalin e Parlamentit.

“Deputetët e BDI-së tashmë nuk flasin as shqip as maqedonisht, ndërsa disa deputetë tjerë shqiptarë kanë filluar të flasin maqedonisht, që është shumë e rrezikshme” – tha Fazliu.

Ai tha se PDSH mbetet mbrojtësi i gjuhës shqipe në Kuvend, dhe për këtë shkak do të përdorin të drejtën e pauzës.

“Ne edhe sot do të kërkojmë pauzë, edhe pse kjo juve kryetar ju bën nervoz. Por për nervozën tuaj ju kisha sugjeruar plakun e Llojanës, të cilin deputetët e BDI-së e njohin shumë mirë” – tha Fazliu.

Këtij konstatimi Veljanovski u përgjigj se është pikërisht Fazliu ai që nervozohet, dhe për të dëshmuar se kjo gjë nuk e bën atë nervoz, në vend se një orë sa kërkoi pauzë PDSH-ja, ai dha dy orë pauzë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button