Maqedonia, korridor i emigrantëve

Migrimet aktuale tregojnë se territori i Republikës së Maqedonisë për shkak të specifikave të saja gjeografike edhe më tej është një nga korridoret potenciale për transitin e emigrantëve ilegal drejt shteteve të BE-së. Këtë e bëri të ditur ministrja e brendshme Gordana Jankullovska duke prezantuar një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mori sot policia kufitare e MPB-së.

“Vala e madhe e emigrantëve veçanërisht të vendeve të Afrikës dhe Azisë si e dhënë e evidentuar statistike  dhe këtë e vërtetojnë të dhënat nga gjashtë muajt e kaluar të këtij viti, sipas të cilave janë zbuluar 316 emigrantë ilegalë numër ky i cili është për 50 për qind më i madh nga periudha e njëjtë me vitin e kaluar”, tha Jankullovska.

Në kuadër të aktiviteteve policore për ndalimin migrimit ilegal Jankullovska tha se MPB-ja në këtë periudhë zbuloi 21 rast të veprës penale “kontrabandë emigrantësh”, kurse kundër 29 persona u parashtruan kallëzime penale përkatëse. 

Paul Wohlers tha se donacioni i SHBA-ve është me vlerë prej afro 68 mijë dollarë i dhe do ta përforcojë kapacitetin e policisë kufitare për mbikëqyrje dhe ndjekje të emigrantëve ilegal. Gjithashtu do ta rrit aftësinë për shqyrtim sekondar dhe zbulimin e radiacioneve të kalimeve kufitare. Kjo ndihmë do të ketë rezultat në përmirësimin e rëndësishëm të sigurisë së kufirit të Maqedonisë.

“Ky program përmes profilit të trajnimeve të realizuara me pjesëtarët e policisë kufitare edhe cilësia edhe sasia e pajisjes së donuar për realizimin e kontrollimeve kufitare dhe mbikëqyrjes kufitare dha kontribut të madh për vënien e standardeve të larta për punë dhe përforcim tha Jankullovksa.

Ndryshe, Wohlers tha se SHBA i përkrah bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për të gjitha çështjet, veçanërisht për çështjen për emrin, por edhe për atë që mund kryesisht ta përmirësojë atmosferën dhe t’i afrojë të dy palët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button