Qeveria lavdërohet me kryerjen e obligimeve të Dialogut paraaderues

Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev sot informoi se të gjitha obligimet e parapara për këtë periudhë janë përmbushur dhe kryer, që kanë të bëjnë me Dialogun paraaderues.

Gjorgjiev theksoi se mbetet vetëm procesuimi i mëtejshëm dhe finalizimi i të njëjtave.

“Si rezultat i punës sonë dhe përkushtimit të të gjithë qytetarëve dhe subjekteve apelojmë që puna, angazhimi, reformat dhe kontributi ynë të vlerësohet, përparimi të mos pengohet”, tha Gjorgjiev. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button