Propozimi që përfundoi në operacion shpëtimi

Të dashuruarit bëjnë gjithçka që propozimi për martesë të jetë një çast i paharrueshëm. Dhe ky është një nga ato që nuk do të harrohet kurrë, edhe pse për arsye të tjera, transmeton Top Channel. 

Joshua Mason, një 27 vjeçar nga Teksasi, udhëtoi me të dashurën e tij, Katie Davis, deri në Kolorado, ku nisën një ekskursion në parkun e famshëm “Jasper”. Pasi ecën për 13 kilometra, arritën në majën e malit, 4000 metra mbi nivelin e detit. Djali  priti sa gjetën një vend romantik dhe u ul në gjunjë për t’i propozuar të dashurës për martesë.

Pak pasi u çua, në mal ra nata dhe çifti humbi shtegun e kthimit. Nuk kishin marrë me vete as ujë dhe as pajisje për ta kaluar natën mbi mal. Pas pak nisën të ndiejnë simptomat e lartësisë. Të dehidratuar, të sfilitur nga sasia e paktë e ajrit, tashmë e kishin të pamundur të ecnin me këmbët e tyre.

Çifti u gjet rastësisht nga një person që po qëndronte në një kamp aty pranë. Ai shkoi me makinë te fshati më i afërt që të kapte valë celulari dhe njoftoi urgjencën. Ndihma cila erdhi dy orë më vonë dhe mjekët arritën t’i zbresin në vend të sigurt vetëm në 6:30 të mëngjesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button