Britani, rritje e nivelit të njohjes së gjuhës për marrjen e shtetësisë

 Ministri i Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe, Sajid Javid njoftoi se do të ngritet niveli i njohjes së gjuhës angleze për ata të cilët aplikojnë për marrje të shtetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se aftësia gjuhësore ka një rol kyç në integrimin në komunitet. Javid tha se do të ngrisin nivelin e pritur për njohjen e gjuhës angleze te ata të cilët aplikojnë për t’u bërë shtetas të Britanisë së Madhe

“Aftësia e gjuhës është një aftësi kyçe e cila ndihmon në integrimin e të rriturve dhe të familjeve në Britani. Ata të cilët duan të bëhen shtetas të Britanisë duam që të bëjnë investime për aftësitë që nevojiten në integrimin sa më të shpejtë të mundur në Britani”, tha ai.

Javid vuri në dukje se aktualisht nuk ka ndonjë dallim në nivelin e duhur për njohjen e gjuhës angleze për ata të cilët duan të marrin lejeqëndrim dhe ata që kanë aplikuar për marrjen e shtetësisë.

“Kjo nuk reflekton rëndësinë më të madhe që ka marrja e shtetësisë britanike dhe nuk i nxit për zhvillimin e mëtejmë të njohurive gjuhësore për ata të cilët marrin lejeqëndrim”.

Aktualisht për lejeqëndrim dhe marrje të shtetësisë në Britani të Madhe është e nevojshme njohja e gjuhës angleze në nivelin B1 të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (CEFR).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button