Bordoja është ngjyra pas së cilës do të “çmendeni“ këtë vjeshtë

Këtë vit, do ta keni të pamundur t`i rezistoni joshjes së bordosë: është nuanca që po shpërthen në pasarela dhe këtë sezon, konsiderohet që duhet pasur patjetër!!!“.

Të gjitha tonalitet e saj janë të mirëpritura, duke nisur nga ato plot dritë si burgundy apo kumbulla e për të mbërritur deri tek viola e thellë. Në qendrën e shumë koleksioneve është look-u “total kolor“: funde, xhaketa lëkure me shkëlqim, pantallona skinny, fustane, këpucë, aksesorë: mund të visheni një ngjyrësh dhe do te jeni shumë “in“, shkruan Bordo.al. 

 

Por hapësirat ekzistojnë edhe për kombinime të tjetra. Bordoja këte vit miksohet me të bardhën, grinë e mermertë, nude-n dhe për mbrëmje, shkon mrekullisht me bluza me xixa!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button