Koxias: Ivanov nuk ka legjitimitet ta kontestojë Marrëveshjen, pasi është zgjedhur me 520.000 vota

“Kemi pasur informata nga Qeveria e Shkupit se dalshmëria në referendum do të jetë mes 40-45%. Ne, menduam se dalshmëria do të jetë 41%, por u tregua se dalja ishte më e vogël se ajo”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikox Koxias, në intervistë për televizionin ERT, njofton Portalb.mk.

Dalshmërinë e ulët, Koxias e sqaron me Listën Zgjedhore të papastruar, të vjetër mbi 20 vjet. Ai thotë se trupi votues në Maqedoni është mbi 1 milion qytetar, duke shtuar se mbi 300 mijë qytetarë kanë migruar nga vendi. Siç thotë Koxias, referendumi nuk e kushtëzon implementimin e Marrëveshjes.

“Referendumi nuk është kusht, por as kërkesë juridike për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, por është zgjedhje e Shkupit. Nëse nuk zbatohet procesi i implementimit të Marrëveshjes për ndryshim të emrit, vendin fqinj e pret rruga më e keqe”, thotë Koxias.

Sipas tij, Ivanov nuk ka legjitimet ta kontestojë marrëveshjen e Prespës pasi që ai është zgjedhur me 520 mijë vota, ndërkaq në referendum kanë votuar 100.000 qytetarë më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button