Ekrani i Galaxy S10 mund të vijë me një ekran ndryshe

Samsung Galaxy S10 i ri do të dalë në fillim të vitit të ardhshëm dhe është tashmë i promovuar nga Samsung si telefon që do të bëj një hap të madh përpara, dhe duket sikur ekrani mund të luajë një rol të madh në këtë zhvillim.

Sipas Ice Universe, ne mund të presim që Samsung të zbulojë një lloj të ri të ekranit të sheshtë në modelin 5.8 inç të Galaxy S10. Kompania që bëri trend ekranet e lakuara AMOLED, mund të ndryshojë përsëri, transmeton TCH.

Megjithatë, kjo është një veçori që do të rezervohet për versionin e lirë S10, me sa duket, ndërsa dy modelet më të mira vijnë sërish me shfaqje të lakuara në 5.8 dhe 6.4-inç.

Ndërsa modeli kryesor mund të ketë lidhjen 5G, një kamerë me tre lente dhe lexues ultrasonik të ekranit të gjurmëve të gishtërinjve, modeli i ekranit të sheshtë mund të mos vijë me këto konfiguracione. Në vend të kësaj, ky model duhet të vijë me një lexues optik inferior të gjurmëve të gishtave.

Pra, ndërsa ekrani i sheshtë mund të jetë një favorit për ata që gjejnë ekranin e lakuar jopraktik, kjo mund të nënkuptoj të sakrifikosh specifikat e tjera.

Ne do të duhet të presim deri në fillim të vitit 2019 për zbulimin e plotë të gamës së re të telefonave Galaxy S10 për të mësuar gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP