Vrasja në Shkup, Spasovski: Janë arrestuar disa persona (VIDEO)

Në lidhje me vrasjen që ndodhi në rrugën “Fraklin Ruzvelt” në Shkup, më 29 shtator 2018, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka deklaruar sot se janë arrestuar disa persona, dhe se ende është duke u punuar në gjetjen e motivit për kryerjen e vrasjes, transmeton Portalb.mk.

“Është kryer obduksion i trupit të pajetëve, dhe punohet në ekspertizën e materialit që është tërhequr nga vetura në të cilën kanë qenë të vrarit dhe i plagosuri. Janë ndërmarrë disa masa, janë arrestuar disa persona në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, në biseda informative, me qëllim që të vërtetohet motivi për këtë rast dhe kryerësit. Kemi përparim në procedurë, por ku do të vijmë në rezultate, do të informojmë për detajet”, tha Spasovski.

Përndryshe, në minutat e para të 29 shtatorit të 2018-s, në rrugën “Fraklin Ruzvelt” në Shkup, afër Prokurorisë Speciale Publike ka pasur përleshje me armë mes dy veturave në lëvizje, nga e cila ka mbetur i vrarë 44-vjeçari me iniciale N.A. dhe 49-vjeçari me iniciale A.P., ndërkaq njëri është plagosur.

Në lidhje me rastin, Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se: “Në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja, gjurmë të gjakut, veshje nga të vdekurit dhe nga personi i lënduar dhe dëshmi të tjera të cilët me urdhër të prokurorit do të dorëzohen për obduksion”.

Prokuroria për vrasjen në Shkup: Janë gjetur 25 gëzhoja, gjurmë të gjakut dhe dëshmi të tjera

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button