Jashari: 610.000 qytetarë deklaruan se janë për NATO dhe BE, Parlamenti ta jetësojë vullnetin e tyre

Drejtori i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari, në lidhje me rezultatin e referendumit konsultativ të 30 shtatorit, ku qytetarët u deklaruan për çështjen e emrit, gjegjësisht në lidhje me Marrëveshjen me Greqinë, deklaron se qytetarët treguan se Maqedonia e ka vendin në NATO dhe BE, ndërkaq ata që nuk kanë votuar, kanë lënë që të tjerët të marrin vendim për ta, njofton Portalb.mk.

“Vendimet sillen me vota, ndërsa ata mund te jenë për dhe kundër, ata te cilët nuk marrin pjesë në votime, nuk marrin pjesë as në vendimmarrje, prandaj për mendimin tim ata që nuk votuan në referendum lan që të tjerët të bien vendim për ta. Dhe vendimi ishte i qartë, referendumi këtë edhe e tregoi: shumica e qytetarëve që deshën të marrin pjesë në vendimmarrje vendosën se Maqedonia e ka vendin në BE dhe NATO dhe marrëveshja me Greqinë duhet të zbatohet. 610,000 qytetarë që votuan dhe që përbejnë shumicën e trupit votues të Maqedonisë nuk duhet të mbahen peng i interpretimeve legaliste të referendumit i cili siç dihet kishte vetëm karakter konsultativ”, thotë Jashari.

Sipas tij, nga ky aspekt, referendumi ishte i suksesshëm, tani i mbetet Parlamentit të Maqedonisë ta jetësojnë vullnetin e atyre qytetarëve të cilit ishin të përgjegjshëm dhe vendimmarrës – kështu e ka demokracia përfaqësuese.

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë më 30 shtator u deklaruan në referendum në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”. Gjithsej kanë votuar 666.743, ose 36.91%. Prej tyre, 609.813 ose 91.46% kanë votuar “PËR”, ndërkaq 37.700 ose 5.65% “KUNDËR”. Rezultatin e referendumit e përshëndeti faktori ndërkombëtar, ndërkaq tani pritet që Kuvendi t’i miratojë ndryshimet kushtetuese, të cilat kërkojnë 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Rezultati përfundimtar nga numërimi 100 për qind i votave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button