Xhaferi për ligjin e gjuhëve: Kriza nuk do të pengojë që të publikohet në Gazetën Zyrtare

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi është shprehur i prerë, se edhe përskaj situatës së re të krijuar në Maqedoni pas referendumit të 30-shtatorit, ligji i gjuhëve do të publikohet në Gazetën Zyrtare, por nuk premtoi datë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk është çështje e premtimeve të mija, është çështje e obligimeve të mija kushtetuese. Tash kur do të ndodhë, do të ndodhë”, tha Xhaferi në emisionin “Real Story” me Sokol Ballën.

Kryeparlamentari Xhaferi tha se publikimi i ligjit të gjuhëve në Gazetën Zyrtare nuk do të ndikohet nga kriza e re që u krijuar në Maqedoni, dhe pamundësia e sigurimit të 80 deputetëve për të votuar ndryshimet kushtetuese që vijnë pas referendumit të 30-shtatorit.

“Jo, jo, nuk mundet”, tha Xhaferi i prerë.

LEXO: Ligji i gjuhëve dhe Marrëveshja për Emrin bashkë do të shpallen në Gazetën Zyrtare

Përndryshe, ligji i gjuhëve është votuar për herë të dytë më 14 mars të 2018-s, por për shkak se ai nuk u dekretua nga presidenti Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare, me çka edhe nuk ka hyrë në fuqi. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi kohë më parë deklaroi se ligji do të publikohet në Gazetën Zyrtare pas referendumit të 30-shtatorit, bashkërisht me Marrëveshjen e ratifikuar Maqedoni – Greqi, e cila poashtu nuk është dekretuar nga Ivanovi.

17 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe ende e papërdorshme në institucione shtetërore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button