Dorëheqja e Dimitrovit – lajm i rrejshëm

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov pas lajmit të rremë se kishte dhënë dorëheqje nga funksioni pas referendumit të djeshëm, në statusin e tij në Fejsbuk  bëri të ditur se kishin filluar luftë speciale kundër tij.

“Nuk ju vjen mendja. Filluan luftë speciale. Domethënë, siç thotë Viktor Hygo, nuk ka asgjë më të fuqishme se sa një ide të cilës i ka ardhur koha. Do ta bëjmë Maqedoninë tonë! Dhe nuk heq dorë derisa nuk e bëjmë”, shkruan Dimitrov.

Paraprakisht, lajmin për dorëheqjen përmes një komunikate e mohoi Ministria e Punëve të Jashtme, duke i dënuar ashpër, siç thekson, përpjekjen me qëllim të keq për përhapjen e lajmeve të rreme.

“Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, si edhe deri më tani, ashtu më tej, do të vazhdojë të punojë me përkushtim për ardhmërinë evropiane dhe euroatlantike të vendit, me besim të fortë në vendosmërinë dhe verdiktin e qartë të  shprehur në referendumin e djeshëm. Në këto kohëra kyçe për Republikën e Maqedonisë, më së shumti nevojitet mençuri, arsye dhe guxim për marrjen e hapave vendimtare përfundimisht për të siguruar një të ardhme për të gjithë qytetarët” qëndron në mohimin nga MPB-ja, në të cilin kërkohet edhe përgjegjësi për këtë, siç vlerësojnë, “falsifikim të ashpër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button