Ende nuk janë miratuar standardet evropiane për GMO ushqimet dhe ushqimet për kafshët

Premtimi i LSDM-së dhënë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016, se do të miratojë regullore evropiane në raport me ushqimin GMO, deri më tani (26.09.2018), nuk është realizuar, shkruan “Vërtetëmatësi

Premtimi është planifikuar që të realizohet në gjashtë muajt e parët të mandatit të qeverisë së re, por më tepër se një vit pas zgjedhjes së Qeverisë gati është vetëm propozimi i Rregullores, me të cilin propozohet që të ndryshojë pragu i tolerancës për GMO prej 0,9 përqind sipas rregullore evropiane.

Më saktë, Agjencia për ushqim dhe veterinari në gusht të këtij viti përgatit propozim të Rregullores së re për kushtet dhe procedurat e dhënies së miratimit për vendosjen në treg të GMO ushqimit të kafshëve dhe kushteve të tregut dhe përdorimin dhe kushtet për vendosjen në treg të ushqimit të kafshëve i cili përmban dhe/ose hynë në grupin e GMO. Propozimi është dorëzuar deri në Qeveri e cila duhet të jep mendim për këtë dhe të vendos nëse do të ndryshohet edhe Ligji për GMO.

Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Zoran Atanasov sqaroi se në rregulloren e cila është dorëzuar deri te Qeveria janë përmbajtur edhe janë përkufizuar kufijtë e pranisë së GMO.

Ne deri te qeveria dorëzua propozim Rregulloren. Në rregullore, përkrah mënyrës se si do të zbatohet është edhe kufiri i paraparë i tolerancës ose pranimit të rastit ose pranisë së pashmangshme të GMO ushqimit përgjatë rrjedhës së prodhimit. Do të doja që të them se praktikisht me këtë do të përshtatemi edhe me rregulloren evropiane ose me ligjet atje. Kjo do të thotë se pragu i tolerancës për GMO do të jetë 0,9 përqind”. (Atanasov)

Agjencia për ushqim gjatë shtatorit filloi edhe debatin shkencor që të vërtetojë nëse ka nevojë që të ndryshojë Ligji ekzistues për tregun e GMO ushqimit. Në një prej debateve i cili u organizuar në Odën ekonomike në të cilën morën pjesë ekspertë, përfaqësues të sektorit të biznesit dhe të konsumit.

Prodhuesit e ushqimit kërkuan edhe në vend të miratohen normat evropiane për tolerancë të modifikimit gjenetik të ndonjë prodhimi prej 0,9 përqind.

Konsumuesit, kërkuan informim më të mirë dhe përmirësim të fushës, si dhe rregullim të rregullores ligjore.

Drejtori i AUV Atanasov tha se në këtë mënyrë vendimin final do a kenë konsumuesit.

 Do të ishte më mirë ashtu sepse duhet të caktohet pragu i tolerancës, dhe e drejta e konsumuesit se çka do të blejë, do të blejë ose jo një ushqim të tillë, është e drejta e konsumatorit. Megjithatë duhet të jetë i informuar nëse ka ose nuk ka GMO organizma. (Atanasov)

Mbetet vetëm edhe qeveria të jep mendimin e vet dhe të vendos nëse problemi do të rregullore vetëm me Rregullore ose do të ndryshohet Ligji për GMO i miratuar në vitin 2013 me të cilin ndalohet përdorimi i GMO ushqimit për njerëzit dhe kafshët.

Çështja akoma nuk është rregulluar në seancën qeveritare gjë që mund të shihet prej rendeve të ditës së seancave qeveritare në periudhë prej 1 gushti deri më tani (26 shtator 2018).

Çka do që të vendos qeveria, përsëri, do të jetë i nevojshëm një diskutim publik për ndryshimet e Rregullores ose të Ligjit.

Sipas asaj që u tha më lart mund të përfundohet se premtim i LSDM, se do të miratojë dhe do të implementojë rregullore dhe program për GMO ushqimin dhe ushqimin për kafshë të importuar dhe shënimin e tij, mbikëqyrjen dhe hulumtimin laboratorik në pajtim me standardet evropiane, akoma nuk është realizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button