Tetovë, filloi festivai i filmit TIFF ODA (VIDEO)
Sonte në Tetovë filloi Festivali Ndërkombëtar i Filmit TIFF ODA, i cili do të zgjat deri më 6 tetor transmeton Portalb.mk.
Festivali nisi me dokumentarin për yllin e mundjes Shaban Tërstena, kurse do të përfundojë me ikonat e artit skenik, Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Reshat Arbana.
Dokumentari nga Maqedonia në regji të Igor Ivanov i kushtohet sportistit olimpik të mundjes, Shaban Tërstena.
Më 2, 3 dhe 4 tetor, TIFF ODA do të nis në ora 11:00 – punëtori, për të vazhduar më pas me shfaqjen e filmave në ora 13:00, në ora 15:30, në ora 17:30, në ora 19:30, në ora 21:30 dhe në ora 22:00.
Më 5 tetor, TIFF ODA nis në ora 11:00 – punëtori, për të vazhduar më pas me shfaqjen e filmave në ora 13:00, në ora 15:30, në ora 19:30 dhe në ora 21:30. Në ora 22:00 do të ketë kinema të hapur.
Më 6 tetor, do të ketë edhe ekspozitë të fotografive duke filluar në ora 19:30, kurse në ora 20:00 është edhe ceremonia përmbyllëse. Në të do të marrin pjesë artistët Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Reshat Arbana.
2018-ta, është viti i shtatë me radhë që realizohet festivali TIFF ODA.