365 ditë të vitit 2019 me…Vladimir Putinin!

Si do të jetë viti që vjen? Vladimir Putin, pa bluzë teksa kalëron? Putin që pozon për një “selfie” me dy nuse? Apo Putin me një bebi leopard në krahë?

 Këtë vit, rusët kanë një varg zgjedhjesh në kalendarin e sapopublikuar, ku shfaqet udhëheqësi rus. Disa të kënaqur, e të tjerë skeptikë, transmeton Top Channel. 

Një shitës në qendër të Moskës thotë se, kalendari është shumë i kërkuar, madje edhe nga turistët e huaj.

Kalendari i vitit 2019, në fakt shihet kudo nëpër kancelaritë e rusisë. Për çdo muaj, Putin vjen me një pozë të ndryshme, nga ato që në fakt janë parë edhe më herët.

Në të shkuarën, gjithçka mbi të cilën shihej fotoja e Putinit ka qenë popullore në Rusi, por me një rënie të lehtë të mbështetjes dhe me protestat mbi moshën e daljes në pension, duhet pritur për t’u parë nëse ka ende oreks për 365 ditët e Putinit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button