Del në shitje makina që shkon nga 0 në 100 km/h për 1.9 sekonda (Foto)

Kanë nisur porositë për makinën e parë në botë që shkon nga 0 në 100 km/h për më pak se 2 sekonda.

Aspark Owl është një makinë elektrike japoneze me një motor me 430 kuaj fuqi, peshon 860 kg dhe arrin shpejtësinë 100 km/h për 1.9 sekonda, transmeton Top Channel.

Një shpejtësi të tillë, kjo makinë e arrin më shpejt edhe se njëvendëshet e Formulës 1.

Çmimi i kësaj makine është rreth 3,5 milionë euro dhe sipas Bloomberg, klientët do të mund të paguajnë këstin e parë prej 1 milion euro në Ekspozitën e Parisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP