Agjenti i CIA-s rrëfen për jashtëtokësorët që ateruan në Tokë

Një agjent i CIA-s me rastin e 65-vjetorit të incidentit në Roswell ka treguar rreth dokumenteve të fshehta të agjencisë, sipas të cilit, vërtet ka ndodhur aterrimi i një objekti të paidentifikuar fluturues.

Ithtarët e teorive të komplotit besojnë se asokohe trupat e jashtëtokësoreve i janë nënshtruar obduksionit, ndërsa fluturakja e teknologjisë moderne është fshehur për shkak të zbulimeve brenda saj.

Agjenti Chase Brandon, i cili ka punuar 25 vite për CIA-n, pohon se informatat janë të ruajtura në një kasafortë të fshehur brenda selisë së CIA-s në Langley.

“Ka qenë një hapësirë e fshehur. Brenda gjendej një kuti, e cila më ka rënë në sy. Në të shkruante ‘Roswell’. Kam shikuar brenda dhe kam mbetur i tmerruar kur kuptova se vërtet kishte ndodhur. Nuk ishte balonë meteorologjike. Ajo fluturake nuk ishte nga ky planet”, ka thënë Brandon.

Pas incidentit në Roswell, ushtria kishte lëshuar një deklaratë ku tregonte se kanë parë një “disk fluturues”, mirëpo pas 24 orësh ushtria e ndërroi deklaratën duke thënë se bëhej fjalë për një balonë meteorologjike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button