Pjesa e Vardarit që është gropuar për gazsjellësin do të kthehet në gjendjen e mëparshme

Sapo të mbarojnë aktivitetet ndërtimore, vendi në lumin Vardar ku është bërë gropë për vendosjen e gypave të gazsjellësit do të kthehet në gjendjen siç ka qenë, thonë nga Komuna e Karposhit për “Meta.mk”, transmeton Portalb.mk.

Banorët e Karposh 4 dhe Vllae janë ankuar se pjesa ku punohet nuk është rrethuar mirë dhe është rrezikshme për lëvizje.

“Përfaqësues të Repartit të Infrastrukturës komunale të Komunës së Karposhit kanë dalë në terren që të informohen me aktivitetet për ndërtimin e gazsjellësit dhe kohëzgjatjen e punimeve, edhe pse bëhet fjalë për projekt që zbatohet në nivel qendror”, thonë nga Komuna Kartosh.

Udhëheqësi i Inspektoratit për Ambient Jetësor të Qytetit të Shkupit, Mirosllav Bogdanovski konfirmoi se gërryerja e Vardarit bëhet për vendosjen e infrastrukturës gazsjellëse nga ana e ndërmarrjes “GA-MA”.

“Nga ajo që është në kompetencat tona si Qytet i Shkupit kemi konfirmuar se ‘GA-MA’ i posedon të gjitha lejet për ndërtim”, deklaroi Bogdanovski për “Meta”-n.

Në lidhje me reagimin e qytetarëve se vendi ku punohet është i pasigurt, Bogdanovski tha se në terren duhet të dalin inspektorë ndërtimor nga Komuna e Karposhit dhe të konfirmojë a është ashtu.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button