Fati i referendumit të 30-shtatorit, tre pengesat më të mëdha të realizimit të suksesshëm (FOTO+VIDEO)

Referendumi i 30-shtatorit në Republikën e Maqedonisë përfundoi sot, me shpalljen e rezultateve të 100 përqindëshit të votuesve. Nga KSHZ-ja duke mos dashur ta lavdërojnë veten, procesin e vlerësuan të suksesshëm, por vërtetuan se tre mangësitë e referendumit janë: mospastrimi dhe mosplotësimi i listës zgjedhore, mosndryshimi dhe mosplotësimi i ligjit të referendumit dhe Kodit Zgjedhor, shkruan Portalb.mk.

Mosndryshimi i ligjit të referendumit dhe Kodit Zgjedhor

Duke u përgjigjur në pyetjen: “Se si e vlerësoni procesin e referendumit të 30-shtatorit duke e pasur parasysh se si përbërje është e para herë që angazhoheni”, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski deklaroi se: “Është pak e pakëndshme të vlerësojmë procesin, sepse i bie sikur ne ta lavdërojmë veten, dhe anëtarët e komisionit”, megjithatë ai tha se referendumi u realizua me sukses.

“Vlerësimin për ne e jep opinioni. Ashtu siç kemi deklaruar deri tash, mosplotësimi i dispozitave të ligjit për referendum dhe Kodit Zgjedhor, na ka bërë pak probleme, organizimi dhe realizimi i tërë procesit, megjithatë, bashkërisht arritën që t’i tejkalojmë këto situata, dhe vlerësoj se në fund me sukses e organizuam këtë proces”, tha Derkoski.

Mosplotësimi i listës zgjedhore, pengoi arritjen e censusit

Më 30 shtator, shumë qytetarë – familje nuk arritën ta gjejnë veten në listën zgjedhore, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me çka nuk kanë shfrytëzuar të drejtën që të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Kjo ka ndikuar edhe në mos arritjen e censusit të referendumit, i cili duhej të ishte 903,169 votues, por ishte 666,746 votues. Megjithëse nuk u arrit censusi, referendumi mund të kalojë për miratim në Kuvendin e Maqedonisë, pasi që 91.46 për qind e qytetarëve janë deklaruar se janë “për”.

LEXO: Sa vota nevojiten që referendumi në Maqedoni të jetë i suksesshëm?

Në lidhje me këtë, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski deklaroi se moevidentimi i qytetarëve në listën zgjedhore nuk është përgjegjësi e tij, por se shkak i saj është se qytetarët kanë pasur dokumente të reja, dhe nuk janë regjistruar në listë.

“Kjo pra se gjithash ka ndodhur edhe me kryetarin e Kuvendit. Ne si KSHZ në kohë kemi bërë thirrje deri te qytetarët që të kontrollojnë listën zgjedhore, duke filluar nga 23 gusht. Edhe Talat Xhaferi ka pasur dokumente, ka votuar në zgjedhje paraprake, megjithatë, gjatë kësaj periudhe ka ndryshuar letërnjoftimin dhe pasaportën. Nëse ju e bëni këtë, kur është koha e regjistrimit duhet të njoftoni. Nëse ju fitoni letërnjoftime të reja, ju nuk jeni në listë zgjedhore, por duhet të njoftoni, që të regjistroheni në listë zgjedhore”, tha Derkoski, shkruan Portalb.mk.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor

Mosarritja e censusit, pengoi që procesi të shpallet i suksesshëm

Mos arritja e censusit ka penguar që referendumi të shpallet i suksesshëm megjithëse ka qenë konsultativ, edhe pse 91.45 për qind e qytetarëve u deklaruan se janë “për” pranimin e Marrëveshjes së nënshkruar në Prespë. Kjo nuk ka penguar që Qeveria e Maqedonisë ta shpallë referendumin të suksesshëm.

“Votat “për” mbi 600 mijë, është dëshmi se qytetarët janë përcaktuar që të hapërojnë drejt NATO-s dhe BE-së. Për këtë kanë vendosur qytetarët, që Maqedonia të ketë perspektive euroatkantike”, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke paralajmëruar se në rast se deputetët nuk e miratojnë referendumin, Maqedonia do të shkojë në zgjedhje parlamentare.

“Sa i takon daljes dhe censusit, dua të japë një sqarim të shkurtër. Instrumenti për të matur vullnetin politik, për marrëveshjen me Greqinë, dhe për anëtarësim në NATO dhe BE, ishte numri i qytetarëve që votuan “për” apo “kundër”. Çështja e daljeve është instrument në aspekt teknik-logjistikë i procesit i cili ju tregon njerëzve se sa lista e votimit është e azhurnuar. Me daljen nuk reflektohet vullneti politik”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Bujar Osmani Radmila Shekerinska
Bujar Osmani Radmila Shekerinska

Ankesat të parashtrohen nga Kuvendi i Maqedonisë

“Nuk ka në proces parti politike, por ka propozues të autorizuar, i cili është Kuvendi i Maqedonisë. Ai ka pasur përfaqësues të autorizuar në vendvotime, kështu që në këtë situatë nuk mundet askush të dorëzojë ankesa të tipit të tillë”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.

Përndryshe, në referendumin që u mbajt më 30 shtator të 2018-s në Maqedoni, në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”, u përgjigjën 666.743 qytetarë, respektivisht, 39.61 për qind e qytetarëve me të drejtë vote të cilët janë 903,169 votues. Sipas rezultatit të 100 për qind të votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, 609.813 apo 91.46 për qind janë përgjigjur “për”, ndërsa 37.700 apo 5,65% janë përgjigjur “kundër”.

Referendumi do të kalojë në Kuvendin e Maqedonisë, por që marrëveshja me Greqinë të realizohet, duhet vota “për” e 80 deputetëve.

LEXO: Van Hojte: Mos humbni kohë dhe para për zgjedhje, por angazhohuni
LEXO: Deklarohet dhe Bullgaria për rezultatet e referendumit në Maqedoni
LEXO: “Ekatimerini” për referendumi: Është serioze se si lista zgjedhore reflektoi popullatën
LEXO: Dimitrov: Referendumi është i suksesshëm sepse 600.000 qytetarë kanë votuar “Për”
LEXO: Socialdemokratët Evropian: Ivanov dhe opozita treguan se janë nacionalistë shkurtpamës
LEXO: Kryeministri Zaev: Referendumi është i suksesshëm, pres deputetët ta dëgjojnë vullnetin e popullit (VIDEO)

Rezultati përfundimtar nga numërimi 100 për qind i votave

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button