Lazarat, sulmohen efektivët e policisë

Forcat e policisë që janë angazhuar në fushatën anti-kanabis në fshatin e Lazaratit janë sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri. 

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave efektivët janë qëlluar nga dy fuoristrada në lëvizje, por për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ka mbetur i plagosur. 

Sipas burimeve, më herët policia kishte arrestuar pesë banorë të fshatit, të cilët po vadisnin parcelat me kanabis. 

Drejtues të policisë që ndodhen në fshatin jugor kanë deklaruar se, pavarësisht asaj që ndodhi, fushata anti-kanabis do të shkojë deri në fund. 

Aksioni kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat filloi muajin e kaluar duke u shoqëruar me arrestimin e disa banorëve, por edhe me një sërë pengesazh për policinë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button