Deklarohet dhe Bullgaria për rezultatet e referendumit në Maqedoni

“Elita politike e fqiut tonë patjetër të tregojë pjekuri dhe të gjejë mënyrë që t’i zgjidh problemet e rënda”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, për rezultatin e referendumit, njofton Portalb.mk.

“Angazhimi është ardhmëria e shtetit dhe ardhmëria e të gjithë qytetarëve të saj. Referendumi është praktikë më e lartë demokratike, me vullnet të shprehur në ato që kanë marrë pjesë dhe që nuk kanë marrë pjesë. Qytetarët patën zgjedhje të lirë, dhe më shumë se 90% prej tyre në referendumin konsultativ u deklaruan se janë kategorikisht për integrim euro-atlantik”, thuhet në kumtesën e MPJ-së së Bullgarisë.

Në të shtohet se vota e qytetarëve nuk mundet që të injorohet.

“Shumicë e madhe e qytetarëve janë për anëtarësim në NATO dhe BE. Humbja e kohës nuk është në dobi të asnjë vendi, as të rajonit. Republika e Bullgarisë do të vazhdojë t’i përkrahë vëllezërit dhe motrat tona nga Republika e Maqedonisë dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE”, thuhet në kumtesë.

http://portalb.mk/559997-rezultati-perfundimtar-91-38-per-qind-e-votuesve-votuan-per-nato-dhe-be/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button