Socialdemokratët Evropian: Ivanov dhe opozita treguan se janë nacionalistë shkurtpamës

Grupi i Partive Socialdemokrate të Parlamentit Evropian (PSPE) i ka uruar qytetarët e Maqedonisë për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës dhe vlerëson se censusi nuk është arritur për shkak të fushatës manipuluese, njofton Portalb.mk.

“Për fat të keq dalshmëria për referendum nuk ka arritur në 50%. Fushata manipuluese pa precedent ka dezinkurajuar që të dalin në votim. Një pjesë e opozitës që i përket Partisë Popullore Evropiane (PPE) dhe presidenti e ka bojkotuar referendumin, me këtë edhe një herë ka dëshmuar se janë nacionalistë shkurtpamës dhe nacionalistë”, deklaroi shefi i socialdemokratëve të PPE-së, Udo Bulman.

Bulman e ka kritikuar ashpër presidentin, Gjorge Ivanov, për thirrjen e tij për bojkot.

“Veçmas jemi të shqetësuar për raportet për ndikim rus në procesin zgjedhor. Qindra ueb-sajte nga jashtë i kanë ftuar qytetarët ta bojkotojnë referendumin, këto raporte duhet që të kontrollohen”, tha Bulman.

Socialdemokratët e ftojnë opozitën që ta respektojë vullnetin e popullit të shprehur në referendum.

Knut Flekenshtajn nga grupi i njëjtë parlamentar dhe pjesë e procesit të Zhan Monesë për dialogun politik në Maqedoni e fton opozitën e Maqedonisë që të gjejë mënyrë për ta respektuar Marrëveshjen me Greqinë të nënshkruar në qershor, ashtu siç është vullneti i popullit.

“Shumica e votuesve të Maqedonisë të cilët kanë votuar dhe kanë treguar se kanë ardhmëri evropiane për vendin e tyre, i uroj për pjekurinë dhe përgjegjësinë”, ka thënë Flekenshtajn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button