Ndërroi jetë një 25-vjeçar në Dibër pasi u ther me thikë, identifikohet autori

Një 25-vjeçar në Dibër humbi jetën në spital pasi u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në njësinë administrative Arras, në Dibër.

Policia bëri të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet I.Z, 25 vjeç, transmeton TCH.

Shkaqet e kësaj vrasje me thikë janë ende të paqarta, ndërsa nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Pak orë pasi ndodhi krimi, policia bëri të ditur se ka identifikuar autorin, i cili sipas uniformave blu është shtetasi Aleksandër Balla, 23 vjeç, që është ende në arrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button