Ziadin Sela: U vërtetua që Aleanca për Shqiptarët kishte të drejtë kur tha që referendumi ishte i panevojshëm (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në konferencën për media në lidhje me procesin e votimit të referendumit të sotëm, deklaroi se shqiptarët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të votuar në referendum, si dhe se rezultati i referendumit konfirmoi bindjet politike të Aleancës për Shqiptarët kur deklaronin se referendumi është i panevojshëm, përcjell Portalb.mk.

“Si Aleancë për Shqiptarët ne konstatojmë se shqiptarët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të dalë në referendum dhe për të votuar, në qoftë se i shini shifrat e daljes tek shqiptarët është përafërsisht numri i njëjtë i votuesve që votojnë në çdo cikël zgjedhor, diku rreth 250 mijë, po kaq është edhe numri i shqiptarëve që sot i janë përgjigjur ftesës për të votuar në referendum.

Natyrisht që ne si Aleancë për Shqiptarët bazuar në faktin që nuk u arrit censusi, nuk jemi të habitur për vet faktin që jemi i vetmi subjekt politik që kemi shprehur bindjet tona politike në kohën  kur votonte Parlamenti për të shkuar në referendum, e kemi vlerësuar se referendumi është i panevojshëm sepse cilido që të ishte rezultati i referendumit, sikur edhe ta kishte arritur censusin përsëri kjo çështje duhej të zgjidhej në parlament. U vërtetua që Aleanca për Shqiptarët kishte të drejtë atëherë dhe sot është përgjigja më e mirë që ne kishim për këtë.

Shpresojmë që situata politike nga nesër e tutje të jetë më e relaksuar, subjektet politike t’i thirrin mendjes dhe të arrijnë kompromisin atje ku duhet, në Parlament dhe të marrin përsipër ndryshimet kushtetuese sepse rruga e vetme e njohur dhe e pranuar nga ana e qytetarëve të Maqedonisë është rruga drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Sipas Aleancës shkaqet që çuan deri në këtë rezultat të referendumit kanë një emër të përbashkët dhe ajo është Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button