Xhaferi: Qytetarët vendosën themelet e Maqedonisë Evropiane

Pas mbylljes së votimeve të referendumit për emrin, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka quajtur të suksesshëm këtë proces, dhe thekson se qytetarët vendosën themelet e Maqedonisë Evropiane, transmeton Portalb.mk.

Ai në deklaratën e tij ka përgëzuar institucionet dhe qytetarët, të cilët sipas tij treguan se i përkasin familjes evropiane.

“Përgëzoj qytetarët për këtë ditë feste. Qytetarët treguan se i përkasin një kulturë të lartë dhe dëshmuan se i përkasin familjes së madhe evropiane. Përgëzoj edhe institucionet për organizimin e një procesi pa incidente serioze. Qytetarët vendosën themelet e Maqedonisë Evropiane”, ka deklaruar Xhaferi.

Xhaferi nuk ka arritur të votojë sot në këtë referendum, dhe për këtë thotë se ishte për shkak të problemeve teknike në listat zgjedhore.

“E vërteta është se nuk kam votuar në vendvotimin e rëndomtë në Gostivar, dhe shfrytëzoj këtë mundësi të deklaroj sepse mundësia e lëshimeve të mundshme teknike në listën zgjedhore ka qenë shkas të mos e shfrytëzoj të drejtën time qytetare. Mendoj se pesha e votës është e barabartë me atë të qytetarëve. Ky është një lëshim teknik i institucioneve. Por kjo nuk e ndryshon çka është qëllimi i votës dhe procesit të votimit”, ka thënë Xhaferi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button