Mbrojta Gruevskin, nuk i bëra gjë Martinit

Atë natë në qendër nuk dola të vras dikë, por të mbroj kryeministrin, tha Igor Spasov, pjesëtari i policisë i gjykuar me 14 vjet burg për vrasjen e Martin Neshkovskit vitin e kaluar, në festën e VMRO-së.

“Më vjen shumë keq që humbi jetën një djal i ri, dhe për këtë po vuajnë dy familje. Unë nuk e njihja Martinin nga më herët, dhe nuk kisha pse ta vras. Përkundrazi, kur u rrëzua, u mundova ta kthjell” – tha Spasov.

Ai mbrohet se nuk e ka rrahur për vdekje Neshkovskin por se ai është rrëzuar me fytyrë në beton. Avokati i tij Vane Andreev u ankua pas aktgjykimit të mëhershëm për shkak se sipas tij ka pas kontradikta në deklaratat e dëshmitarëve dhe rezultatet e obduksionit mjekësor.

Ndërsa prokuroria kërkoi që edhe njëherë të konfirmohet dënimi me 14 vite burg për Spasovin. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button