Pas mbylljes së votimit për referendumin, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbajti konferencë për media. Ai tha se qytetarët kanë votuar me dinjitet dhe të lirshëm dhe kanë treguar se Maqedonia është pjesë e familjes evropiane: Gjithashtu theksoi se nëse shumica kanë votuar PËR, atëherë vullneti duhet të zbatohet në shtëpinë ligjvënëse, transmeton Portalb.
“Qytetarët dhe institucionet sot zbatuan ditë të qetë dhe demokratike të referendumit. Maqedonia dhe qytetarët treguan se janë pjesë e familjes së shteteve evropiane, qytetarët votuan me dinjitet dhe të lirshëm. Çdo qytetar e dha vendimin e tij sipas bindjes së tij. Referendumi është mjeti më i lartë ku vendosin të votojnë, vota është e dhënë është përfundimtare, ndërsa vullneti i tyre duhet të respektohet . U uroj të gjithë qytetarëve, sot kemi pasur sukses për demokracinë dhe sukses për Maqedoninë evropiane, suksesi është i përbashkët. Është e qartë dhe vota e qytetarëve duhet të shndërrohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe PËR nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë Për NATO dhe BE, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë. Pres që deputetët e VMRO-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëhër duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”, tha kryeministri Zaev.
Video: Mia.mk