Përfundoi festa para Kuvendit, largohet turma e qytetarëve dhe policia (VIDEO/LIVE)
22:00 Përfundoi festa e “Bojkotoj” para Kuvendit të Maqedonisë, ku disa orë më parë u mblodhën për të festuar sipas tyre “dështimin e referendumit”.
Turma e qytetarëve ka filluar të shpërndahet.
20:30 Qytetarë të cilët bojkotuan referendumin për emrin janë mbledhur para Kuvendit të Maqedonisë dhe tani më kanë filluar festën e tyre, pasi që sipas tyre referendum do të dështojë. Para Kuvendit vërehet prani edhe e policisë dhe automjete të blinduara.
Bojkotoj veç më kanë filluar festimet për sipas tyre dështimin e referendumit, ata janë mbledhur në një tubim gjithë popullorë para Kuvendit, përcjell Portalb.mk.
Sipas tyre referendum, do të jetë i suksesshëm nëse nuk ka dalje.