Formula 1, Hamilton fitues i Çmimit të Madh në Rusi

Piloti britanik Lewis Hamilton nga ekipi Mercedes ka fituar garën për Çmimin e Madh të Rusisë në Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara e 16-të e sezonit në Formula 1 u zhvillua në 53 xhiro në pistën e Soçit, e gjatë 5.848 kilometra.

Garën në pozicionin “pole” e filloi piloti tjetër i Mercedesit Valtteri Bottas, i cili garën e përfundoi në vendin e dytë.

Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen nga Ferrari përfunduan në vendin e tretë, respektivisht të katërt.

Ndërkohë, Max Verstappen nga ekipi Red Bull-TAG Heuer, i cili garën e nisi nga pozita e 19-të, në xhiron e tetë arriti të ngjitet në vendin e pestë.

Hamilton me këtë sukses në Rusi arriti fitoren e tetë në këtë sezon dhe të 70-tën në karrierë.

Me këtë rezultat, Hamilton ka tubuar deri më tani 306 pikë, duke lënë 50 pikë prapa ndjekësit e tij pesë gara para përfundimit. Piloti britanik ndiqet nga Sebastian Vettel me 256 pikë dhe kolegu nga ekipi i tij Bottas, i cili ka tubuar 189 pikë.

Gara e 17-të e sezonit do të mbahet për Çmimin e Madh në Japoni më 7 tetor.

– Dhjetë vendet e para për Çmimin e Madh në Rusi:

1. Lewis Hamilton (Mercedes)

2. Valtteri Bottas (Mercedes)

3. Sebastian Vettel (Ferrari)

4. Kimi Raikkonen (Ferrari)

5. Max Verstappen (Red Bull-TAG Heuer)

6. Daniel Ricciardo (Red Bull-TAG Heuer)

7. Charles Leclerc (Alfa Romeo Sauber)

8. Kevin Magnussen (Haas-Ferrari)

9. Esteban Ocon (Force India-Mercedes)

10. Sergio Perez (Force India-Mercedes)

– Radhitja e përgjithshme e pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 306 pikë

2. Sebastian Vettel (Gjermani): 256

3. Valtteri Bottas (Finlandë): 189

4. Kimi Raikkonen (Finlandë): 186

5. Max Verstappen (Holandë): 158

– Radhitja e ekipeve

1. Mercedes: 495 pikë

2. Ferrari: 442

3. Red Bull: 292

4. Renault: 91

5. Haas: 80

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button