Publikon foton nudo të gruas në Twitter (FOTO)

“Nuk mund të kalosh gjithë jetën duke dhënë shpjegime. Miqtë e tu nuk kanë nevojë për këtë, armiqtë nuk të besojnë, ndërsa budallenjtë thjesht nuk kuptojnë”. 

Kështu iu është përgjigjur Santiago Cañizares, (ish-portieri i kombëtares spanjolle, sot komentator në televizion), polemikave që shpërthyen në Twitter, për shkak të publikimit prej tij të një fotoje shumë intime të gruas së tij në dush. 

Fotoja solli shumë reagime në rrjetin social dhe brenda disa minutave Cañizaresè u kthye në emrin më të kërkuar dhe komentuar në Twitter. 

Cañizares pas publikimit e hoqi foton nga profili i tij, ndoshta me kërkesën e vetë gruas së tij. Por ndjekësit nuk kishin humbur kohë e kishin kopjuar foton duke e shpërndarë nëpër rrjete sociale sa hap e mbyll sytë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button