Sezonë e suksesshme turistike në Bregun e Prespës

Bregu i Prespës pati edhe një sezonë të suksesshme turistike, me vizitueshmëri maksimale, vlerësoi kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski.

Vizitueshmëri më të madhe, sipas tij, ka në korrik dhe në gusht, kur kapacitetet turistike, edhe në numër të vogël, ishin mbushur maksimalisht, ndërkaq kërkohej edhe vend më shumë, transmeton MIA.

Живко Гошаровски градоначалник на Ресен

Potenciale më të mëdha për zhvillim të turizmit, konsideron se kanë vendbanimet dhe lagjet turistike Stenje, Konjsko, Pretor, Oteshevë, Brajçino, Ljubojno, Dupen i Poshtëm, Slivnicë dhe Krani.

Komuna, theksoi Gosharevski, po ndërmerr aktivitete për tërheqjen e investuesve vendor dhe të huaj për veprimtarinë turistike, me çka do të kontribuohet drejt rritjes së numrit të kapaciteteve vendosëse dhe tejkalimit të mangësive.

јаболкобер

Krahas manifestimeve tzradicionale kulturore dhe sportive gjatë periudhës së verës, Komuna bën përpjekje për vazhdimin e sezonit turistik përmes organizimit të ngjarjeve kulturroe gjatë tërë vitit. Si manifestim i rëndësishëm për rajonin veçohet “Vjelja prespane e mollëve”, kur edhe zyrtarisht fillon vjelja e mollës së njohur prespane.

Për tërheqjen e numrit sa më të madh të turistëve, pjesë e pashmangshme, siç nënvizoi Gosharevski, janë edhe investimet e vetëqeverisjes lokale në infrastrukturë, rikonstruim të rrugëve lokale dhe rrugëve të tjera, furnizimit me ujë, ndërtimit të sistemeve për grumbullim dhe bartjes së ujërave të zeza komunale dhe atmosferike.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, nga janari deri në fund të korrikut të vitit 2018 në Prespë kanë qëndruar 3364 mysafirë vendorë dhe 652 të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button