Fillimi më i dobët i sezonit për Manchester United në 29 vitet e fundit

Pas disfatës së djeshme si mysafir i West Ham United me 3:1, Manchester United ka regjistruar fillimin më të keq të sezonit të kampionatit në 29 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi nga Old Traford ka 10 pikë sikur në sezonin 2013/14, kur klubi drejtohej nga David Moyes, por ka golaverazhin më të keq, që do të thotë se ky është fillimi më i keq i klubit të famshëm që nga sezoni 1989/90.

“Çekanët'” dje shënuan fitore me golat e Felipe Anderson dhe Marko Arnautoviç dhe me autogolin e Victor Lindelof, ndërsa golin e vetëm për Manchester United e shënoi Marcus Rashford.

Manchester United në xhiron e 7 të Premier Ligës radhitet i 10-ti me 10 pikë apo 9 më pak nga kryesuesi Manchester City dhe Liverpool. West Ham pas fitores bindëse u ngjit në pozitën e 13-të me 7 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button