Veseli për protestën: Nuk fitoi Kosova por inatet e manipuluesve politik

Veseli ka thënë se sovraniteti i Kosovës nuk mbrohet me demostrime të rrejshme patriotike Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar për protestën që është mbajtur sot, për të kundërshtuar idetë për ndryshimin e kufijëve. Sipas Veselit, sot nuk ka fituar asgjë Kosova por kanë fituar inatet kundër njëri-tjetrit dhe manipuluesit politikë, shkruan 21Media.

“Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njeri tjetrit. Duhet të marrë fund kjo politikë e mbrapshtë, që prodhon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin, të tilla si të ditës së sotme. Ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe vetë shtetin e Kosovës: duke qëndruar të bashkuar përballë Serbisë. Rrugët tjera e kanë një emërues të përbashkët: dështimin dhe dëmtimin e shtetit. Pa asnjë dilemë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot është mbajtur protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, për të kundërshtuar idetë për ndryshimin e kufijëve me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

Në protestë ishin të pranishëm mijëra qytetarë, të cilët protestuan në mënyrë paqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button