KSHZ njoftoi për rrjedhën e votimeve në diasporë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar lidhur me daljen e votuesve, të cilët sot kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në referendum. Prej gjithsej 2,694 votuesve të regjistruar në diasporë në 33 vendvotime, vetëm 985 ose 36.56% njerëz kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri në orën 17,00, shkruan Portalb.mk.

“Të hapura janë gjashtë vendvotime, në SHBA, Kanadë dhe Londër, ku votimi do të zgjasë deri në orën 19.00, sipas orës lokale,  ka njoftuar zëdhënësja e KSHZ-së”, Lupka Guguçevska.

Ndërkaq, prej 1.558 votuesve të regjistruar nëpër burgje, rreth 1.008 ose 64,69% kanë shfrytëzuar të drejtën për votim.

“Të drejtën për votim gjatë ditës së sotëme e kanë shfrytëzuar shtatë persona të zhvendosur brenda vendit. Vendvotimi është mbyllur”, njofton Guguçeska.

Ndryshe të drejtën e votimin gjatë ditës së sotëme e kanë realizuar dhe qytetarë të cilët vuajn burg shtëpiak dhe të sëmurit, prej 1859 të paraqiturve deri në ora 17.00 janë vizituar 1520 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button