Shtetet që kanë ndryshuar emrin para Maqedonisë

Shumë vende kanë ndryshuar emrin, pasi janë shpallur të pavaruara. Për shembull, Pekistani Lindor u bë Bangladesh, Bekuanalend u bë Botsvana, Ubangui Çari u bë Afrika Qendore, Celiani u bë Sri Lanka, Inditë Lindore Holandeze u bë Indonezia dhe Rodezia u bë Zimbabve. Shumë vende të tjera ndryshuan emrin pas shpërbërjes së shteteve federale ku bënin pjesë Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, Çekosllovakia, shkruan Nezavisen.

Maqedonia, që mund të bëhet “Republika e Maqedonisë së Veriut” nëse banorët e saj vendosin kështu në një referendum më 30 shtator, nuk do të jetë i vetmi vend që ndryshon emrin. Shumë vende kanë ndryshuar emrin, pasi janë shpallur të pavaruara. Për shembull, Pekistani Lindor u bë Bangladesh, Bekuanalend u bë Botsvana, Ubangui Çari u bë Afrika Qendore, Celiani u bë Sri Lanka, Inditë Lindore Holandeze u bë Indonezia dhe Rodezia u bë Zimbabve. Shumë vende të tjera ndryshuan emrin pas shpërbërjes së shteteve federale ku bënin pjesë Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, Çekosllovakia. Por ndryshimi i emrit të një shteti që është sovran është më e rrallë. Më poshtë vijojnë disa nga shembujt më të fundit:

ZVAZILENDI BËHET ESVATINI
Për 50 vjetorin e pavarësisë së Svazilendit, ish-protektorat britanik, mbreti Msuati III njoftoi më 19 prill 2018 se vendi i tij do të marrë emrin e origjinës, Esvatini. “Jemi i vetmi vend i Afrikës që ka mbajtur emrin e tij të epokës koloniale”, shpjegon ai. Esvatini do të thotë vendi i svazëve, në gjuhën svati. Emri Svazilend është një përzierje mes gjuhëve svati dhe anglisht.

ZAIREJA BËHET REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS
Zaireja merr zyrtarisht emrin Republika Demokratike e Kongos në maj 1997 pas largimit të diktatorit Mobutu Sese Seko dhe marrjes së pushtetit nga Laurent Desire Kabila. Ish-Kongoja belge, që u bë e pavarur në vitin 1960 nën emrin e Republikës së Kongos, u quajt Zaire në vitin 1971 gjatë presidencës së Mobutu.

BIRMANIA BËHET MIANMAR
Më 27 maj 1989, junta ushtarake në pushtet në Birmani e quan vendin “Republika e Unionit të Mianmarit”, për t’u larguar nga e kaluara e saj koloniale. Por kjo nuk e pengoi opozitën kundër juntës, e drejtuar nga fituesi i çmimit Nobel për Paqen, Aung San Suu Kyi, që të vazhdojë të përdore emrin “Burma” në kominikatat e saj në anglisht. Edhe SHBA-ja nuk ka pranuar për vite që ta quajë vendin “Mianmar”, por filluan ta bëjnë këtë për mirësjellje diplomatike që prej tranzicionit demokratik të shpallur në vitin 2012.

VOLTA E SIPËRME BËHET BURKINA FASO
Volta e Sipërme, ish-koloni franceze e pavarur që prej vitit 1958 u quajt Burkina Faso më 4 gusht 1984. President i vendit prej një viti, Thomas Sankara do që të shkëputet krejtësisht nga e kaluara koloniale. Burkina Faso, që do të thotë “vendi i njerëzve të integruar”, përbëhet nga dy dialektet më të rëndësishme të vendit, moreja dhe diula.

NGA KAMBOXHIA NË KAMPUÇEA
Kambozhia u quajt “Republika Khmere” në tetor 1970 pas rrëzimit të princit Norodom Sihanouk nga pro amerikanet e gjeneralit Lon Nol, më pas u quajt “Kamuçea Demokratike” nga Khmerët e Kuq gjatë rimarrjes së pushtetit në prill 1975.
Emri do të ndryshojë sërish në janar 1979 në “Republika Popullore e Kampuçeas” nga regjimi pro vietnamez që e pasoi.
“Kampuçea” është një përkthim i emrit të vendit në gjuhën khmere. Vendi riquhet Kamboxhia pas largimit të vietnamezëve në vitin 1989.

DAHOMEI BËHET BENIN
15 vite pas pavarësisë së saj nga Franca dhe një vit pasi iu bashkua marksizëm-leninizmit, Dahomei do të quhet “Republika Popullore e Beninit” më 30 nëntor 1975, referencë simbolike ndaj një mbretërie të fuqishme që shtrihej deri në Nigerinë fqinje mes shekullit të XIII dhe XIX, para kolonizimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button