Klopp: Liverpool duhet t’i revanshohet Chelseat

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në prag të derbit të sotëm të xhiros së 7-të të Premier Ligës Angleze kundër Chelseat në “Stamford Bridge” deklaroi se skuadra e tij duhet të revanshohet ndaj të “kaltërve”, pas disfatës në ndeshjen e xhiros së tretë të Kupës së Ligës të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Duhet të revanshohemi. Revanshizmi është detyrim në sport, kjo është ajo që na bënë ta duam. Në sezon së paku takohesh dy herë. Nuk është lehtë kur luani në gusht dhe pastaj në maj thua eja të revanshohemi. Por, pas tre ditësh kjo është e pamundur. Do të përpiqemi”, ka thënë Klopp për mediat britanike.

“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, këtë e dinë të dyja ekipet. Por, përgatitja më e mirë për ndeshjen e së shtunës është ballafaqimi i së mërkurës, sepse ansnjëherë nuk mund të dini për kundërshtarin se sa kur luani kundër tij. Sigurisht, në terren do të jenë disa lojtarë tjerë, por do të tentojmë të shfrytëzojmë njohuritë tona nga e mërkura për të qenë më të mirë”, shtoi Klopp.

Derbi në mes të Chelseat dhe Liverpoolit do të luhet sot në Londër me fillim në ora 18:30. Pas xhiros së gjashtë “redsat’ janë në pozitën e parë me 18 pikë maksimale ndërsa të “kaltërtit” mbajnë pozitën e tretë me dy pikë më pak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button