Prokuroria për vrasjen në Shkup: Janë gjetur 25 gëzhoja, gjurmë të gjakut dhe dëshmi të tjera

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja, gjurmë të gjakut, veshje nga të vdekurit dhe nga personi i lënduar dhe dëshmi të tjera të cilët me urdhër të prokurorit do të dorëzohen për obduksion”, kështu ka deklaruar ndër të tjerash Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Shkup, në lidhje me vrasjen e dy personave, dhe plagosjen e njërit, mbrëmë në rrugën “Franklin Ruzvelt” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Edhe prokuroria ka vërtetuar se të vrarë janë dy persona, N.A. (44) dhe A.P. (49), ndërkohë që për të tretin, F.E. (19) thotë se është në gjendje kritike edhe më tej.

“Tre personat kanë qenë me veturën Seat Altea, kur ndaj tyre është hapur zjarr nga vetura në lëvizje, e cila menjëherë e ka lëshuar vendin. Vozitësi i veturës Seat, 44-vjeçari N.A., dhe bashkudhëtari i tij, 49-vjeçari A.P. iu janë dorëzuar plagëve në spital, kurse 19-vjeçari F.E. edhe më tej është në gjendje kritike”, njoftuan nga PTHP-ja.

Nga PTHP-ja njoftojnë se me urdhër të prokurorit, trupi i të pajetëve është dhënë për obduksion.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i dy personave të vdekur është dhënë për obduksion në Institutin për Mjekësi Ligjore, Kriminalistikë dhe Mjekësisë Deontologjike. Vetura me të cilën kanë lëvizur është tërhequr dhe dorëzuar për analizë”, njoftuan nga PTHP-ja, transmeton Portalb.mk.

Vrasje në Shkup, MPB-ja jep detaje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button