Ministria e Kulturës ka hapur konkursin për Programin Vjetor 2019

Në bazë të nenit 62 të Ligjit të kulturës, Ministria e Kulturës i ka publikuar Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin për vitin 2019 sipas veprimtarive dhe sferave, njofton Portalb.mk.

“Ministria e Kulturës, konform prioriteteve për vitin 2019 do të mbështesë projekte që janë në funksion të zhvillimit, afirmimit dhe promovimit të kulturës në Republikën e Maqedonisë në më shumë veprimtari dhe sfera. Të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë – shtetas të Republikës së Maqedonisë”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Formularët sipas veprimtarive dhe sferave, që janë pjesë përbërëse e konkurseve sipas veprimtarive dhe sferave, janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës.

Konkurset do të zgjasin nga 29.9.2018 deri më 14.11.2018. Rezultatet e konkurseve do të publikohen në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës, ndërsa rezultatet e publikuara do të përmbajnë informacione për realizuesin e projektit, një përshkrim të shkurtër, periudhën dhe vendin e aplikimit, mbështetja e kërkuar dhe ajo e ndarë nga ana e Ministrisë së Kulturës. Për konkurset: KËTU.

Përndryshe, Programi Vjetor Kulturor për vitin 2018 u karakterizua me nepotizëm.

Programi Vjetor Kulturor 2018 ka marrë epilog: rezultatet nga ankesat (INFOGRAM)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button