Martohuni, për të pasur më shumë vetëkontroll

Sipas një studimi, njerëzit që janë të martuar kryejnë më pak vepra kriminale sesa beqarët.
Ky konstatim vjen nga një studim i bërë në një universitet në Australi, që hulumtoi mbi konsumimin e drogave dhe të vetëkontrollit në varësi të moshës dhe statusit civil të njerëzve.
Pjesa më e madhe e tyre zhvillonin një vetëkontroll më të madh me kalimin e viteve. Por studimi vuri në dukje se njerëzit që ishin të martuar eksperimentonin një rritje të vetëkontrollit pavarësisht moshës së tyre.

Përfundimi shpjegoi se edhe të rinjtë narkomanë, nëse martoheshin, pas disa vitesh kishin mundësi të hiqnin dorë nga konsumimi i drogave.

Sipas studimit, të martuarit tentojnë e mos kryejnë krime, pasi ata vetëdijesohen se pas këtyre veprave kanë më shumë për të humbur sesa në statusin e beqarit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button