Ish mbrojtësi i Milanit, Pippo Inzaghit: Je një katastrofë si trajner

Mbrojtësi i Kombëtares së Francës, Adil Rami, vazhdon të kujtoi momentet aspak të mira të kaluara te Milani me ish trajnerin Pippo Inzaghi.

32 vjeçari që fitoi Kupën e Botës me Francën, e cilëson një katastrofë ish trajnerin e tij, që tani drejton Bolognan.

Ky inat i Ramit vjen pas qëndrimit në stol te Milani, derisa trajner kishte Inzaghin.

“Nuk e kam problem të qëndroj në stol nëse skuadra ku luaj drejtohet nga trajnerë të mëdhenj, por jo nga Inzaghi. Ai nuk është një trajner, ai është një katastrofë si trajner”, ka deklaruar Rami.

“Nga koha kur ai ishte në stolin e Milanit kuptova se nëse mund të më linte ai në stol, mund ta bënte kushdo trajner”, shtoi mbrojtësi i Marseille.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button