Kanadaja tërheq shtetësinë e nderit për udhëheqësen e Mianmarit

Parlamenti i Kanadasë ka votuar për të revokuar shtetësinë e nderit për udhëheqësen e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky veprim vjen pas një mocioni të fundit kanadez për të përcaktuar krimet ushtarake të Mianmarit kundër minoritetit Rohingya si gjenocid si dhe për të mbështetur një mision të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të përcaktuar krimet kundër njerëzimit të kryera nga ushtria e Mianmarit.

Shumë vende përfshirë Kanadanë, kanë kritikuar Suu Kyi për mos angazhimin e mjaftueshëm për të parandaluar persekutimin dhe gjakderdhjen në Mianmar.

Kanadaja ka dhuruar vetëm një numër të vogël të shtetësisë së nderit në historinë e saj, përfshirë Nelson Mandela, Dalai Lama dhe nxënësen pakistaneze Malala Yousafzai në vitin 2014, duke e çuar numrin e shtetësive të nderit në gjashtë.

Suu Kyi, fituese e çmimit Nobel për Paqe, mori shtetësinë kanadeze të nderit në vitin 2007.

Por, heshtja e saj përderisa populli Rohingya masakrohet përkundër nxitjes nga Kanadaja dhe të tjerët për të ngritur zërin, provokoi Kanadanë për të ndërmarrë veprime.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i cili ishte i pranishëm në Dhomën e Përfaqësuesve kur mocioni u miratua, tha se “Parlamenti i dha asaj shtetësinë e nderit dhe me siguri do ta revokojë atë”.

Vuajtjet e popullit Rohingya

Në një raport, agjencia e refugjatëve UNHCR tha se pothuajse 170 mijë persona janë larguar nga Mianmari në vitin 2012.

Sipas Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar Ontario (OIDA), që nga 25 gushti i vitit 2017, afër 24 mijë muslimanë Rohingya janë vrarë nga forcat shtetërore të Mianmarit.

Në një raport të fundit të titulluar “Migrimi i detyruar i popullit Rohingya: Përvoja e patreguar”, OIDA ngriti në 23.962 numrin e vlerësuar të deritanishëm të muslimanëve Rohingya të vrarë, që nga Mjekët pa Kufij ishte 9.400.

Më shumë se 34 mijë pjesëtarë Rohingya u hodhën në zjarr ndërsa mbi 114 mijë të tjerë u rrahën, tha raporti i OIDA-s, duke shtuar se 17.718 Rohingya gra dhe vajza u përdhunuan nga ushtria dhe policia e Mianmarit. Po ashtu theksohet se mbi 115 mijë shtëpi të Rohingyave u dogjën dhe 113 mijë të tjera u vandalizuan.

Sipas Amnesty International, më shumë se 750 mijë refugjatë Rohingya, kryesisht fëmijë dhe gra, kanë ikur nga Mianmari dhe kanë kaluar në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë muslimanë.

Rohingya, e përshkruar nga OKB-ja si populli më i përndjekur në botë, është përballur me frikën e rritur të sulmit, pasi dhjetra u vranë në dhunën komunale të vitit 2012.

OKB-ja ka dokumentuar përdhunime në masë, vrasje duke përfshirë edhe foshnja dhe fëmijë të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje të kryera nga forcat shtetërore të Mianmarit. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button