Merkel: Gjermania ka interes nga Turqia ekonomikisht stabile

Berlini dhe Ankaraja janë partnerë në shumë sfera, pikërisht për shkak të kësaj arsyeje, Berlini angazhohet që Turqia të ketë ekonomi stabile, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin pas takimit me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

“Gjermania ka interes për Turqi ekonomikisht stabile”, theksoi Merkel.

Një nga temat e bisedës do të jenë edhe çështjet për bashkëpunim ekonomik.

Sipas saj, ministri gjerman i Ekonomisë dhe Energjisë, Piter Altmajer, së shpejti do ta vizitojë Turqinë që të marrë pjesë në komisionin e përbashkët për bashkëpunim ekonomik.

Gazeta “Uollstrit xhurnal”, duke iu referuar përfaqësuesve zyrtarë nga Gjermania dhe BE-ja, publikoi se Gjermania nuk e përjashton mundësinë që Ankarasë t’i sigurojë pako të gjerë të ndihmës financiare, në koordinim me të gjithë vendet-anëtare të BE-së, ose me hua të kufizuara, të orientuara drejt sferave konkrete. Sipas përfaqësuesve zyrtarë gjermanë, sigurimi i ndihmës ekonomike për Turqinë nuk është në rend dite.

Nga fillimi i vitit, lira turke humbi rreth 40 për qind nga vlera e saj në krahasim me dollarin. Kjo, gjithashtu, ndodhi për shkak të tensioneve midis Ankarasë dhe Uashingtonit, transmeton MIA.

Në konferencën për shtyp me Merkelin, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se vendi i tij është i aftë t’i tejkalojë vështirësitë ekonomike.

“Vendi jonë është i gatshëm dhe ka fuqi t’i pengojë kanosjet potenciale ekonomike”, tha Erdogan.

Përndryshe, konferenca e përbashkët për shtyp e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe kancelares gjermane Angela Merkel u ndërpre për shkurt, që të nxirret një burrë nga salla.

Erdogan, i cili është për vizitë të parë shtetërore në Gjermani, u buzëqesh kur burri u soll para gazetarëve të mbledhur. Arsyeja për incidentin deri tani mbetet e paqartë, njofton DPA.

Vizita e Erdoganit shkaktoi protesta dhe demonstrata nëpër Gjermani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button