Ndërtimi i gazsjellësit në Vardar, qytetarët ankohen se vendi ku punohet nuk është rrethuar mirë

Banorët e Komunës së Karposhit në rrjetet sociale ankohen se në lumin Vardar, mes lagjeve “Karposh 4” dhe “Vllae”, ku vendosen tubat për ndërtimin e gazsjellësit nuk është e rrethuar mirë, gjegjësisht paraqet rrezik për këmbësorët dhe rekreatorët, njofton “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Udhëheqësi i Inspektoratit për Mjedis Jetësor i Qytetit të Shkupit, Mirosllav Bodanovski konfirmoi se gërryerja në Vardar po kryhet për vendosjen e tubave të gazsjellësit nga ana e kompanisë “GA-MA”.

“Nga ajo që është nën kompetenca tona si Qytet i Shkupit kemi konstatuar se “GA-MA” i posedon të gjitha miratimet për ndërtim, por edhe marrëveshje për menaxhim me ujin”, deklaroi Bogdanovski.

Në lidhje e reagimet e qytetarët se vendi ku punohet nuk është rrethuar në mënyrë përkatëse, Bogdanovski shtoi se në terren  duhet që të dalë inspeksioni ndërtimor i Komunës së Karposhit dhe ta konfirmojë.

“Vendi ku ndërtohet nuk është i rrethuar mirë dhe paraqet rrezik për kalimtarët, por edhe nuk ka tabelë informimi se për çfarë bëhet fjalë. Se bëhet fjalë për gazsjellës jemi informuar nëpërmjet grupeve në rrjetet sociale”, thotë banorja e Vllaes, Daniella Jakimovska.

Në nenin 83 paragrafi 3 të ligjit për ndërtim thuhet se: Në vendin ku bëhet ndërtim duhet të vendoset tabelë informimi, e cila do të përmbaje emër të ndërtuesve, emër dhe lloj të ndërtimit, organin kompetent nga neni 58 të këtij ligji, emër dhe datë të dhënies së miratimit për ndërtim, por edhe shënjëzim se bëhet fjalë për trashëgimi të mbrojtur kulturore, nëse ai ndërtim është shënuar në Regjistrin Nacional të Trashëgimisë Kulturore.

Më tej, në nenin 156, paragrafi 2, nga ligji për ndërtim thuhet se “gjobë me vlerë prej 5.000 deri më 7.000 euro në kundërvlerë të denarit, do t’i shqiptohet personit juridik – kryerës i punimeve, nëse gjatë kryerjes së ndërtimeve nga kategoria e parë nuk vendos tabelë informuese në vendin ku kryhen punimet).

Në nenin 83, paragrafi 1, i ligjit për ndërtim thuhet se “kryerësi i punimeve është i detyruar që ta rrethojë vendin ku kryhen punimet, me qëllim që të mos rrezikohen kalimtarët. Në të kundërtën parashihet gjobë me vlerë prej 5.000 deri në 7.000 euro për investitorin dhe gjobë prej 7.000 deri më 9.000 euro për kryerësin e punimeve”.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button