Çmimi “11 Tetori” në Maqedoni, u dekoruan katër personalitete maqedonase

Çmimin shtetëror “11 Tetori” për vitin 2018 e marrin katër personalitete të përkatësisë kombëtare maqedonase, transmeton Portalb.mk.

Në sferën e kulturës, çmimi iu nda përkthyesit dhe shkrimtarit, Dragi Mihajllovski, shkrimtarit dhe gazetarit, Risto Llazarov dhe aktorit, Petre Arsovski, kurse për vepër jetësore në shëndetësi, çmimi i takoi kirurgut Aleksandar Stavridis.

Prej 1969, vetëm 7 shqiptarë janë dekoruar me çmimin “11 Tetori”

Ky çmim iu është ndarë për herë të parë shqiptarëve, në vitit 2004, dhe deri më 2018-tën, ky çmim iu ka takuar vetëm 7 shqiptarëve: Ali Aliu në vitin 2004, Remzi Balla në vitin 2005, Avzi Mustafa në vitin 2006, Resul Shabani në vitin 2011, Reshat Ameti në vitin 2013, Mahmud Hisa në vitin 2015 dhe Rahim Ganiu në vitin 2016.

LEXO: Ndarje e çmimit shtetëror “11 Tetori”, ja kush e merr këtë vit

Përndryshe, në vitin 2017 çmimin “11 Tetori” e kanë fituar në sferën e artit – Vllatko Stefanovski dhe në sferën e arsimit – Amet Sherif.

Ndryshe, çmimi “11 Tetori” paraqet një nga çmimet më të rëndësishme në nivel të Republikës së Maqedonisë, i cili tradicionalisht ndahet në ditën e çlirimit të Maqedonisë – 11 Tetorit. Me këtë çmim shprehet mirënjohje për veprat jetësore në fushën e shkencës, artit, sipërmarrjes dhe të veprimtarive tjera me interes publik,Këshilli i përbërë nga kryetari dhe 12 anëtarë shpall konkurs dhe miraton vendim për ndarje të çmimit “11 Tetori” për herë të parë është ndarë në vitin 1959.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button