Nisin problemet për çiftin Gomez-Bieber

Thashetheme të shumta për debatet mes çiftit të ri Selena dhe Justin kanë mbuluar faqet e para të mediave. Në momentin e parë që ato filluan të dilnin bashkë, u bë një bujë e paparë që parashikonte lidhjen e tyre si çift. Ata vendosen të bëjnë publike marrëdhënien e tyre në maj të vitit 2011, por siç duket romanca e 1 viti pas shumë shëtitjeve dhe takimeve romantike, ka pësuar lëkundje të mëdha.

Të dy së bashku kanë krijuar shumë fansa, gjithashtu kanë marrë dhe shumë kritika të ashpra për marrëdhënien e tyre. Madje, Selena Gomez ka marrë kërcënime me vdekje nga disa fansa të Justin Bieber, por kjo gjë nuk e ndaloi romancën e bukur të këtij çifti të vazhdonte.

Revista ‘People’ nga një burim i sigurtë ka raportuar që Selena po qante në krahët e Justin javën e kaluar, kur ishin të ftuar në ditëlindjen e Ashley Tisdale. Në media po flitet shumë për një ndarje në këtë lidhje, por asnjë deklaratë nuk është dhënë nga vetë çifti.

Nuk është hera e parë që ky çift përfshihet në thashetheme për një ndarje të mundshme. Por këto thashetheme u hodhën poshtë kur çifti i mrekullueshëm u paraqit bashkë në ‘Teens Choice Awards  2011’. Gjithashtu edhe kësaj here, me sa duket ka qenë një debat kalimtar pasi janë pajtuar disa ditë më vonë, ka raportuar TMZ.

Si do të shkojë lidhja e tyre? Mbetet për t’u parë… 

Lajme të ngjashme

Back to top button