Kohët e pakuptimta

Vjollca Avzija

Sado i madh që është qyteti ynë, përsëri çdo gjë brenda tij është fals, secili e njeh secilin, dashuria është kthyer në interes kohe, s’e vlerëson njeriu-njeriun, shumë adoleshent gjenden në depresion nga dhimbja e shpirtit ose nga urrejtja e kësaj jete. Po ç’faj të ka jeta ku ne jemi bërë preh e teknologjisë dhe trendit të rij. Te gjithë i shkatërrojmë ëndrrat tona duke marrë parasysh mendimin e të tjerëve, përse nuk jemi të lirë të udhëtojmë drejt ëndrrave që na thërrasin në horizontin e tyre, përse nuk dashurojmë sinqerisht por jemi kthyer ne shpirt pa ngjyrë, nuk  e mendojmë se tjetri te ti e ka gjetur veten, qetësinë!

Dashuria është energji.

Një mbrëmje unë dhe miku im teksa po qëndronim tek hekurudhat e trenit në qytetin tonë të ftohtë nga injoranca dhe hipokrizia e njerëzve, po eksploronim qiellin e mbushur me shumë yje që shndrisnin si kristale.

Frynte erë vere, erë që të shuante zjarrin brenda në shpirt. Poshtë nesh kalonin shumë vetura me shpejtësi, njerëz me brenga….Mirëpo ne të dy ishim shumë të qetë aty lart në hekurudhat e një treni që s’kalonte gati se aspak, në atë errësirë të bukur e të qetë, po e ndjenim këtë moment sikur yjet të zbrisnin poshtë nesh, miku im me tha:

“Energjia që jep ky qytet ndahet në dy pjesë:

Në kaos dhe në qetësi.

Vij shpesh këtu!

Më kaloi goxha kohë derisa e kuptova se si të jetoja mbi kaosin dhe të ndjeja qetësinë.

(Po e lë anonim për shkak se këto fjalë mi tha vetëm mua).

Më ndryshoi tërësisht, kisha një forcë të re dhe mbi të gjitha ndjehesha njeri, e ndjeja bashkë me të kaosin poshtë nesh dhe qetësinë që mbizotëronte aty te ne, doja te qaja kishte goxha kohe që jetoja jetën si shpirt pa ngjyrë, s’ndjeja asgjë mirëpo atë natë u ktheva në realitet, në një realitet që s’kërkonte gjë tjetër vetëm të jesh vetvetja!

Në këtë kohë është vështirë të jesh vetvetja, sepse ka humbur vlerësimi i vetes, i gjërave qe kanë çmim të vogël, nuk është turp të jesh i varfër ose të mos veshësh tesha firmato, turp është të mos e vlerësosh atë që e ke.

Jeta është udhëtim, bëje këtë udhëtim shumë të bukur, do rrëzohesh një ditë mirëpo  përsëri do të vazhdosh këtë udhëtim deri sa të arrish në stacion, ku ky stacion është vdekja.

Prandaj jeto, gjithçka që ke sot s’do të premtohet edhe për ditën tjetër!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP