Aleksov: MOST do t’a vëzhgojë referendumin me rreth 1.500 vëzhgues

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit MOST, Darko Aleksov në intervistë për MIA-n theksoi se asociacioni civil do ta vëzhgojë votimin me rreth 1.500 vëzhgues, me të cilët do të mbulohen rreth 33 për qind e vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë, si dhe 33 për qind në nivel të çdo komune, transmeton Portalb.mk.

“Në çdo komunë do të kemi vëzhgues që do ta vëzhgojnë atmosferën jashtë vendvotimeve. Do të ketë ndarje të vëzhguesve edhe në të gjitha 80 komisionet zgjedhore komunale, si dhe në Komisionin Shtetëror Zgjedhor”, tha Aleksov.

Drejtori ekzekutiv i MOST potencoi edhe se askush nuk guxon ta shkel të drejtën e votës dhe tu bëjë presion qytetarëve që të mos dalin të votojnë.

“Çdo qytetar me të drejtë vote duhet të ketë kushte që pa pengesë ta zhvillojë të drejtën për votë. Në 16 vitet e kaluara, MOST i ka ftuar qytetarët të dalin dhe të votojnë, ndërsa institucionet dhe palët tjera t’u mundësojnë që lirshëm ta shprehin vullnetin. I ftojmë të gjithë qytetarët që mos ta lëshojnë këtë mundësi dhe të marrin pjesë në sjelljen e këtij vendimi të rëndësishëm”, tha Aleksov në intervistë për MIA-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button